Të gjitha blogjet

Nuk e përdorni llogarinë tuaj Paysera? Kështu mbyllet

Janar 2022 • 6 min
#
Na vjen keq që po mbyllni llogarinë. Por nëse duhet – kjo është mënyra se si mund ta mbyllni llogarinë tuaj Paysera dhe veprimet që duhet të ndërmerrni para kësaj.

Gjërat për të bërë përpara se të mbyllni llogarinë

Ka disa gjëra për të kontrolluar përpara se të fshini llogarinë tuaj Paysera:
Llogaria juaj nuk ka bilanc negativ?
A keni kartelë Visa?
Llogaria juaj nuk ka bilanc pozitiv?

💸 Borxhet (bilanci negative). Nëse keni borxhe të mbetura në llogarinë tuaj Paysera - nuk do të jeni në gjendje të mbyllni llogarinë përpara se ato të pastrohen. Për të mbuluar borxhin duhet të mbushni llogarinë tuaj.

Ju mund t'i gjeni udhëzimet për rimbushjen e llogarisë duke shkuar te aplikacioni Paysera > Rimbyushja, zgjidhni vendin dhe monedhën dhe do të merrni udhëzimet për veprime të mëtejshme.

Përndryshe, mund të përdorni bankingun online të Paysera në https://bank.paysera.com/xk/login. Regjistrohu > Llogaritë dhe kartelat > Rimbushja e llogarisë. Zgjidhni vendin dhe monedhën dhe udhëzimet për rimbushjen e llogarisë do të krijohen për ju.

💳 Kartela Visa. Nëse keni kartelë Visa - duhet ta bllokoni atë përgjithmonë përpara se të mbyllni llogarinë tuaj. Nëse ka mbetur fonde - tërhiqni ato ose transferojini në një llogari bankare tjetër.

Për të bllokuar kartelën, hyni në aplikacionin Paysera > shkoni te Kartelat > Bllokoni përkohësisht> Blloko përgjithmonë.

#

💰Bilanci pozitiv. Përpara se të mbyllni llogarinë tuaj, së pari duhet të transferoni fondet e mbetura në një llogari tjetër ose t'i tërheqni ato. Gjendja e llogarisë suaj duhet të jetë zero për ta mbyllur atë.

Në rast se llogaria juaj nuk është e identifikuar dhe nuk mund t'i transferoni fondet vetë, ju lutemi jepni detajet e llogarisë tuaj bankare në të cilën ne do t'i transferojmë fondet përpara se të mbyllim llogarinë tuaj.

Detajet e llogarisë bankare duhet të përfshijnë:

  • Emri dhe mbiemri juaj
  • Adresa juaj
  • Numri i llogarisë suaj bankare
  • Kodi SWIFT/BIC
  • Adresa juaj e bankës

Çfarë duhet bërë më pas për të mbyllur llogarinë?

Pasi të kryeni veprimet e kërkuara të listuara më sipër, do t'ju duhet të dërgoni një email te [email protected] nga adresa juaj elektronike e konfirmuar në sistemin tonë ose të na telefononi nga numri juaj i regjistruar i telefonit fortë> në +383 38 607 607 dhe kërkoni të fshini llogarinë tuaj Paysera.

  1. Përmes aplikacionit mobil Paysera. Kycuni në llogarinë tuaj > klikoni në ikonën ⚙️ > lëvizni në fund dhe zgjidhni Mbyll llogarinë > Lexoni për veprimet e rekomanduara > zgjedhni Mbyll.
  2. Përmes Qendres së Thirrjeve. Dërgoni një email në [email protected] nga email adresa juaj e konfirmuar në sistemin tonë ose na telefononi nga numri juaj i regjistruar i telefonit në +383 38 607 607 dhe kërkoni të mbyllni llogarinë tuaj Paysera.

Si të dini që llogaria është fshirë me sukses?

Nëse e keni fshirë llogarinë tuaj nëpërmjet aplikacionit, pasi që të zgjidhni ta fshini atë, do të shihni në ekran.

Nëse keni zgjedhur të fshini llogarinë tuaj me ndihmën e mbështetjes së klientit tonë, konsulenti ynë do ta konfirmojë atë për ju.

Në çdo rast, mund ta verifikoni fshirjen duke u përpjekur të kyçeni duke përdorur të njëjtat kredenciale. Nëse llogaria u fshi me sukses, përpjekja juaj për kyçje do të dështojë pasi llogaria nuk do të njihet më.

Njoftim

Ju njoftojmë se kur mbyllni llogarinë tuaj, ne jemi të detyruar me ligj të mbajmë disa nga informacionet tuaja për një periudhë të caktuar kohore.

Ju mund të kontrolloni atë tek Faqja e Politikës së Privatësisë Paysera për të parë saktësisht se çfarë të dhënash do t'i ruajmë dhe për sa kohë do t'i ruajmë.

Faleminderit për mirëkuptim.

Më në fund, si mund të përmirësohemi? 🤝

Mos ngurroni të ndani me ne arsyen e largimit tuaj për të na ndihmuar të përmirësohemi. Ju ka munguar ndonjë shërbim? Mbështetja jonë nuk ishte efikase? Na dërgoni një email me sugjerimet tuaja në çdo kohë: [email protected].