Shërbim i ri! Rimbushni llogarinë tuaj Paysera me kartela Mastercard ose Maestro
Shërbimi i ri është mundësuar nga një partneritet i ri
Të jesh në gjendje të përdorësh kartelë Mastercard ose Maestro për të rimbushur llogarinë Paysera brenda sekondave tingëllon mirë, apo jo?
Por, pas çdo shërbimi të ri, ka një punë të konsiderueshme nga stafi ynë i përkushtuar, si dhe partneritete strategjike që ua mundësojnë atë.
Pra, me kënaqësi të madhe ju njoftojmë për bashkëpunimin tonë me Quipu, një kompani konsulence të Teknologjisë Informative. Ky partneritet u ka mundësuar klientëve të Paysera-s të rimbushin llogaritë e tyre edhe më shpejt.
Pse është ky një lajm i mirë për ju?
Ju mund ta rimbushni llogarinë e Paysera brenda disa sekondave, në çdo kohë. Po pra - kjo veçori është e disponueshme 24/7. Por ka shumë gjëra që duhet të dini.
Për shembull, nëse nuk keni mundësi të përdorni SEPA Instant ose ndodheni jashtë BE-së - kjo do t'ju kursejë shumë kohë.
E sa i përket aspektit të sigurisë? Mastercard dhe Maestro janë të njohura për reputacionin e tyre të lartë të sigurisë.
Deri më tani, klientët e Paysera-s mund të rimbushin llogaritë e tyre në 3 mënyra të ndryshme: përmes transferit bankar, në ATM ose duke përdorur një kartelë Mastercard ose Maestro.
Mos harroni: janë tarifat e përfshira për opsionin e rimbushjes përmes kartelës. Pra, para se të vazhdoni, sigurohuni që të informoheni për tarifat, në mënyrë që të vendosni. Të jeni të sigurt, se tarifat do të shfaqen gjithmonë për ju para se të konfirmoni rimbushjen.
Ju mund të keni akoma pyetje
Supozojmë se do të keni disa pyetje praktike në lidhje me këtë shërbim të ri, kështu që le të flasim për to.
A mund të përdoret kartela Mastercard ose Maestro nga çdo vend për të rimbushur llogarinë time Paysera?
Po, në çdo vend ku lëshohen kartelat Mastercard ose Maestro!
A do të ketë një njoftim pas rimbushjes së llogarisë Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro?
Patjetër! Ne përpiqemi të eliminojmë çdo pasiguri në lidhje me rimbushjen e suksesshme të llogarisë suaj. Për ta arritur këtë, ne dërgojmë një njoftim "push" si një konfirmim të një transaksioni të suksesshëm.
A është shërbimi i disponueshëm në aplikacionin Paysera ose e-banking?
Shërbimi është i disponueshëm për momentin vetëm në aplikacionin Paysera, por mos u shqetësoni – shumë shpejt do të jetë i disponueshëm edhe në e-banking!
A është shërbimi i disponueshëm si për përdoruesit e iOS ashtu edhe për Android?
Nuk ka mundësi ta mënjanojmë njërën apo tjetrën. Pra, po, shërbimi është i disponueshëm si për përdoruesit e iOS ashtu edhe për ata Android!
Si të rimbushni llogarinë e Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro?
Nuk po talleshim kur thamë se brenda pak sekondave mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro. Dhe për ta bërë këtë, procesi është shumë i thjeshtë. Na lejoni t'ua demonstrojmë!
Për të rimbushur llogarinë tuaj Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro nëpërmjet aplikacionit:
- Kyçuni në llogari dhe zgjedhni Rimbush;
- Zgjidhni llogarinë që dëshironi të rimbushni, shtetin tuaj dhe valutën e rimbushjes;
- Tek MËNYRA E RIMBUSHJES, zgjidhni Pagesë përmes kartelës;
- Shënoni shumën;
- Zgjidhni Pajtohem me rregullat e rimbushjes;
- Zgjidhni Vazhdo.
Kini parasysh se shuma minimale me tarifë është 1 EUR.
Nëse përballeni me ndonjë problem - ne jemi vetëm një telefonatë (ose email) larg!
Ky është një funksion i ri dhe ne e kuptojmë se mund të keni pyetje në lidhje me të. Nëse nuk mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera duke përdorur Mastercard ose Maestro - kontaktoni shërbimin tonë ndaj klientit dhe ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.