Instrumentet Paysera
Zgjidhjet e programimit për shkëmbimin dhe administrimin e të dhënave
Zgjidhje të veçanta për projektet tuaja të biznesit.
Pagesat masive përmes API ju lejojnë të kryeni pagesa të shumëfishta në kohë reale direkt nga çdo sistem kontabël, ose biznesi.
Pagesa të automatizuara
Kompanitë e mëdha, platformat e-commerce, institucionet financiare shpesh duhet të kryejnë shumë pagesa në një kohë të shkurtër. Paysera mund t'a lehtësojë, sepse pagesat në masë përmes API kryhen me lehtësi, shpejtësi dhe çmim të ulët. Nuk ka nevojë të hyni çdo herë në sistemin Paysera, ose atë bankar, pagesat mund të iniciohen nga llogaria ose sistemi juaj i biznesit i cili integrohet në Paysera përmes ndërfaqes të sigurt API.Çmimet e transfertave të shpejta dhe konkuruese
Transfertat kryhen në mbi 10 000 banka dhe mbi 180 vende me një çmim shumë të favorshëm dhe paratë zakonisht arrijnë tek përfituesi brenda vetëm 30 minutave. Çmimi ynë është jashtëzakonisht i ulët, prandaj zakonisht transfertat përmes Paysera kushtojnë më pak, sesa përmes bankave.Normat e valutës dhe këmbimit
Paysera ofron këmbim valutor me norma shumë të favorshme. Tani mund të mbani fonde në llogari në 30 monedha të ndryshme dhe t'i përdorni ato për transferta ndërkombëtare dhe lokale. Këmbimi valutor gjithashtu mund të kryhet automatikisht përmes API.
Lejoni klientët tuaj të hyjnë në sistemin tuaj me disa klikime të një butoni, pa regjistrime të tjera
Verifikimi i të dhënave
Sistemi juaj gjithmonë do të marrë vetëm të dhënat e verifikuara të klientit dhe informacionet e kontaktit. Nëse informacioni ndryshon, ai do të përditësohet automatikisht dhe klientit nuk do t'i duhet të shqetësohet për verifikimin e të dhënave.Administrimi i të dhënave
Klienti mund të zgjedhë se cilat të dhëna personale dëshiron të transferojë në sistemin tuaj, ashtu si edhe sistemi juaj mund të caktojë se cilat të dhënat e kërkuara.Hyrje e sigurtë
Ky shërbim do t'a bëjë më të sigurtë hyrjen në sistemin tuaj, pasi verifikimi i hyrjes do të kryhet nga sistemi Paysera. Klientit tuaj nuk do t'i duhet të krijojë fjalëkalim tjetër.
Automatizoni proceset që nuk kërkojnë pjesëmarrjen tuaj.
Njoftimet në kohë reale
Përfitoni informacion në lidhje me rrjedhën e parave në llogarinë tuaj në sistemin tuaj informativ në kohë reale.Transferim i sigurtë i të dhënave
Informacioni rreth rrjedhës së parave në llogarinë tuaj është koduar dhe dërguar sipas një protokolli të sigurt në sistemin tuaj informativ.Integrimi direkt
Integrimi me programet e kontabilitetit do t'ju ndihmojë të shmangni importimin e panevojshëm të të dhënave. Të gjitha informacionet do të jenë të disponueshme në sistemin tuaj.
Ky sistem ju lejon të transferoni automatikisht paratë direkt nga llogaria juaj Paysera në çdo bankë ose në një sistem tjetër.
I besueshëm dhe i sigurtë
Ju do të siguroheni që klientët do të paguajnë faturat duke i konfirmuar ato me një klik dhe nuk do të humbasin kohë për plotësimin e formularëve.Shpejt dhe lehtë
Urdhër transfertat e parave të autorizuara do t'ju lejojnë të kryeni një transfertë konsiderueshëm më shpejt. Ju nuk keni pse të hyni në sistem sërisht, ose të plotësoni një urdhërpagesë.