Paysera - institucioni i parë i licensuar i parasë elektronike në Lituani



Licensa e posaçme e institucionit të e-parasë

Prej vitit 2012 Paysera është një institucion i licensuar i (e-parasë) parasë elektronike me të drejtë ekzekutimi të aktivitetit lidhur me lëshimin e parasë elektronike dhe ofrimin e shërbimeve të pagesave në të gjithë Bashkimin Europian. Licensa e institucionit të e-parasë u lëshua nga Banka Qendrore e Lituanisë.

Paraja është e sigurtë

Të gjitha fondet e transferuara në llogaritë tuaja Paysera janë të ndara nga fondet e kompanisë Paysera dhe nuk mund të përdoren për nevojat e kompanisë, të huazohen, apo të investohen. Të gjitha paratë mbahen vetëm në institucione kredituese të besueshme të Bashkimit Europian.

Mbikqyrja e Bankës së Lituanisë

Institucioni kontrollohet dhe auditohet periodikisht nga Banka e Lituanisë, e cila siguron transparencën dhe një veprimtari të suksesshme të Paysera. Faqja web zyrtare e Bankës së Lituanisë: www.lb.lt.

Çertifikata e sigurisë ndërkombëtare PCI DSS



Certifikata e PCI DSS (Standardi i Sigurisë së të Dhënave të Industrisë së Kartës së Pagesave) është standartizimi ndërkombëtar i sigurisë dhe proceseve teknologjike. Standardi i sigurisë rregullon kërkesat për kompanitë që pranojnë pagesa me karta dhe përpunojnë të dhënat e klientit. Certifikata vërteton se Paysera është në përputhje me të gjitha kërkesat e sigurisë. Sistemi Paysera ka instaluar nivelit më të lartë të standardit, i cili përdoret për të kryer me siguri maksimale më shumë se 6 milion transaksione me kartë në vit.

Përpunimi dhe mbrojtja e të dhënave



Siguria e të dhënave të klientit

Paysera është regjistruar në regjistrin Shtetëror të Inspektoratit të Mbrojtjes së të Dhënave www.ada.lt (kodi i regjistrimit P3127). Të dhënat e klientit përpunohen në përputhje me ligjin e Republikës së Lituanisë dhe akteve të tjera ligjore, si dhe këto Dispozitat e Politikës së Privatësisë .

Monitorim 24 (njëzetë e katë) orësh

Paysera përdor një shumëllojshmëri sistemesh për monitorimin e veprimeve të vetë sistemit dhe veprimeve të kryera nga klientët.

Të dhënat janë të koduara

Kanali i komunikimit të klientit me Paysera është i koduar, në mënyrë që askush të mos interceptojë të dhënat e transferuara.

Skanimi dhe auditimi periodik

Në mënyrë periodike sistemi Paysera skanohet duke përdorur instrumente më të avancuara dhe kodi i programimit kontrollohet me ndihmën e ekspertëve të jashtëm të sigurisë.

Lidhje e sigurtë me sistemin

Kur hyni në Paysera, sigurohuni që keni hyrë në adresën e saktë www.paysera.*. Certifikata e sigurisë e përdorur në faqen Paysera lëshohet nga Paysera LTD. Më shumë kritere dhe rekomandime të sigurisë mund të gjenden këtu .

Instrumentet të tjera sigurie

Ju gjithashtu mund të kontribuoni për sigurinë e llogarisë suaj duke vendosur masa sigurie gjatë hyrjes në sistem dhe gjatë ekzekutimit të transfertave.

Identifikimi i klientit

Për të siguruar sigurinë e parave të klientëve dhe për të parandaluar aktivitete të dyshimta Paysera zbaton parimin Njih Klientin Tënd (KYC). E para dhe më e rëndësishmja është kërkesa që klientët të sigurojnë të dhënat personale, t'u përgjigjen pyetjeve në lidhje me transaksionet financiare të tyre dhe vetëm atëherë - monitorimi, analizimi dhe në rast dyshimi, ndërmarrja e veprimeve përkatëse.

Pajtueshmëria me kërkesat e sigurisë së VISA

Karta e pagesës VISA përmban kërkesat më të larta të sigurisë. Karta mbrohet me teknologjinë 3D Secure (Verifikuar nga VISA) e cila i bën blerjet online edhe më të sigurta.
Ekipi ynë i zhvilluesve punon vazhdimisht për të mbajtur informacionin e klientit të sigurtë. Në të njëjtën kohë kuptojmë rolin e rëndësishëm që luajnë hulumtuesit e sigurisë dhe komuniteti i përdoruesve tanë në ruajtjen e sigurtë e të dhënave të klientëve. Nëse zbuloni një faqe, ose produkt vulnerabël, na njoftoni duke përdorur udhëzuesin Programi Bug Bounty.